Feja, si simbol paqeje e jo lufte. Përfaqësues nga e gjithë bota, në Tiranë

07/09/2015 16:10

Lufta në emër të besimit fetar ka sjellë qindra e mijëra të vrarë në shumë vende të botës. Europa po përballet me qindra e mijëra refugjatë, të cilët kërkojnë azil. Vetëm në Gjermani janë 800 mijë kërkesa për azil, numri më i lartë i regjistruar në 70 vitet e fundit.

“Paqja ndërtohet me drejtësi e me barazi. Europa i ndien pasojat e këtyre konflikteve dhe kurrë si tani, kaq shumë persona janë detyruar të arratisen, të braktisin shtëpitë e tyre. Gjermania është në pritje të rreth 800 mijë kërkesave për azil nga refugjatët gjatë këtij viti. Ky është numri më i madh në 70 vitet e fundit. Ne duhet t’i mbrojmë këta refugjatë dhe t’i ndihmojmë të kenë kushte normale jetese. Duhet mbrojtur gjithashtu edhe dinjiteti i njeriut. E drejta e tij dhe e drejta e kultit, që ndoshta është një ndër të drejtat më në vështirësi sot. Të gjithë duhet të kenë të drejtën për të ushtruar besimin e tyre fetar lirisht”, tha Klaus Kramer, president i “Missio Aachen”, Gjermani.

Përfaqësues të besimeve fetare, nga vende të ndryshme të botës, kanë cituar kapituj të ndryshëm nga Kurani dhe Bibla, të cilat saktësojnë se njerëzimi duhet të drejtohet nga dashuria për të varfrin dhe besimi në Zot.

Top Channel