Për Irina-n dhe Bradley-n pushimet nuk kanë fund

07/09/2015 16:50

Ajo është një nga modelet më të bukura në botë, ndërsa ai është një aktor tepër i preferuar në Hollywood dhe bëhet fjalë për çiftin më të ri hollivudian, Irina Shayk dhe Bradley Cooper, të cilët pas Capri-t në Itali kanë zgjedhur plazhin e New Jersey për të kaluar fundjavën.

Çifti dukej në një gjendje shumë të mirë shpirtërore, duke notuar dhe buzëqeshur, ndërkohë që format e Shayk ishin ato që tërhiqnin vëmendjen, e veshur me një palë bikini ngjyrë mustarde.

Edhe pse pa makijazh, një gjë është e sigurt, sytë e Bradley Cooper i përkasin vetëm asaj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel