Akuzat e opozitës, Tahiri i kërkon Prokurorisë që të hetojë

07/09/2015 17:40

Akuzat e hedhura në publik nga një ish-oficer policie dhe nga opozita në drejtim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë qenë objekt i bisedës së zhvilluar mes këtij të fundit dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Takimi mes dy zyrtarëve ka nisur rreth orës 17:00 dhe ka zgjatur për 40 minuta. Në fund të tij, ministri Tahiri, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve tha se akuzat e hedhura në publik në drejtim të tij do të jenë objekt hetimi nga organi qendror i akuzës.

“Kërkova që Prokuroria të nisë hetimet për gjithçka është hedhur në publik nga politika dhe ish-oficerë të policisë. Ajo që më intereson më shumë në këto momente është që të hetojnë institucionet. Politika të heshtë dhe të flasë atëherë kur të kenë përfunduar hetimet”, tha Tahiri.

Top Channel