De Biasi: Një humbje që djeg, por do të përmirësohemi

07/09/2015 23:45

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi  nuk e dramatizon humbjen me Portugalinë, por nga ana tjetër nuk e fsheh as zhgënjimin, i cili reflektohej në pamjen e tij. Italiani tregohet realist, kur deklaron se “luzitanët” janë një skuadër e nivelit të lartë.

“E dinim forcën e Portugalisë, dhe duhej të ishim të kujdesshëm deri në fund. Fola për 3 minuta me lojtarët pas ndeshjes. Është një humbje që i djeg të gjithëve. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë se në të parën. Mendoj se është një humbje që do të na shërbejë edhe në të ardhmen. Nuk duhet të rrëmbeheshim nga publiku, por duhet të bënim lojën tonë”, u shpreh De Biasi.

Për sa i përket ndeshjeve të ardhshme, atë me Serbinë dhe Armenisë, De Biasi i ka idetë e qarta.

“Në dy ndeshjet e ardhshme duhet të paraqitemi mirë dhe të marrim pikët për kualifikimin. Me këtë humbje ia ndërlikuam gjërat vetes”, u shpreh trajneri italian.

Top Channel