Lenjani: Ishim të pafat. Xhaka: Me Serbinë synojmë kualifikimin

08/09/2015 00:30

Ermir Lenjani është shprehur se kanë respektuar shumë kundërshtarin, por thotë se në fund u ndëshkuan nga fati.

“Në pjesën e parë treguam shumë respekt për Portugalinë, por në pjesën e  dytë bëmë lojën tonë. Në fund ishim të pafat, por ne duhet të vazhdojmë me këtë lojë”, u shpreh ai.

Ai ka sqaruar se kishte detyra me defansive se ndeshja me Danimarkën dhe se duhej të ndihmonte më tepër Agollin.

“Urdhërat e trajnerit ishin shumë të qarta për mua, kisha më shumë detyra defanisve dhe besoj se ia kemi dalë shumë mirë bashkë me Agollin që të mbulojmë krahun tonë”, tha ai.

Ndërkohë, për mikrofonin e SuperSport, Taulant Xhaka edhe pse i hidhëruar për humbjen, gjen edhe mënyrën për të karikuar ekipin sidomos për një ndeshje si ajo me Serbinë.

“Ndaj Portugalisë nuk ishim me fat, nuk e meritonim humbjen për atë që dhamë në fushë, jemi ekip i ri me lojtar të rinj dhe mund të kemi luhatje, por ne duhet të përmirësojmë gabimet që ndaj Serbisë të luajmë më mirë. Do te japim maksimumin në fushë”, u shpreh Xhaka.

I pyetur nëse ekipi do të bëjë një ndeshje futbolli larg veprimeve apo provokimeve me Serbinë në tetor, Xhaka përgjigjet shkurt dhe saktë:

“Ne jemi sportistë dhe jo politikanë, merremi me sport dhe jo me politikë, me Serbinë do të fitojmë duke shkuar direkt në Francë. Jam i bindur dhe kam besim se do të fitojmë me Serbinë me futboll edhe pse ata do të na provokojnë”, deklaroi ai.

Top Channel