Sulmohet vajza me burka, agresori dënohet me 4 vite burg

08/09/2015 04:05

Një vajzë e besimit islam është sulmuar nga pas nga një agresor teksa po shkonte në kolegj e veshur me burka në rrugët e Londrës lindore.

Sipas “Daily Mail”, 16-vjeçarja ra në tokë pa ndjenja, teksa u sulmua nga Michael Ayoade, i cili mori dënimin me 4 vjet burg për akuzën “krim me shkaqe urrejtjeje kundër myslimanëve”.

Rreth 60 për qind e viktimave të këtyre akteve vandale janë gratë që mbajnë veshur shami apo burka.

Top Channel