Zyrtare, Sam Smith do të këndojë këngën e Spectre

08/09/2015 10:00

Ka pasur mjaft spekulime se kush do të këndojë kolonën zanore të James Bond-it të ardhshëm, por Sam Smith ka konfirmuar se do të jetë pikërisht ai.

23-vjeçari i ka dhënë fund zërave disa mujore mbi këngën e Spectre, seria e ardhshme e agjentit 007. Këngëtari i “Stay with me” ka postuar cover-in e këngës në profilin e tij në Instagram duke u treguar fansave se ai ka marrë përsipër këtë punë. Më herët Smith kishte mohuar çdo përfshirje në filmin e ri.

Ai shkruan: “Kjo është një nga pikat kryesore të karrierës sime. Jam i nderuar që më në fund ju bëj të ditur se do të këndoj këngën e ardhshme të Bond. Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj trashëgimie ikonike britanike”.

Top Channel