Flokët, stili i plazhit edhe për vjeshtë

08/09/2015 10:15

Flokët sensualë nga rrezet e diellit pas plazhit vazhdojnë të jenë tendencë edhe për vjeshtën. Trendi i verës, i lançuar nga bukuroshet si Gisele Bundchen dhe Jessica Biel, i dedikuar për ato që dashurojnë flokët “natyralë”, nuk do të marrin fund me gushtin. Përkundrazi!

Nëse keni flokë natyralë me volum, mjafton të vendosni pak shkumë voluminoze dhe lërini të thahen në ajër të hapur pa i krehur. Mjafton t’i shpupurisni pak me duar dhe do të keni një luk natyral dhe onde të buta.

Ndërsa për flokun e drejtë sekreti është që pas dushit të përdorni spraj salin. Krihini dhe formoni një gërshet dhe kur të thahen flokët lëshojini me kokën poshtë, dhe hapini me dorë për t’i dhënë volum që nga rrënjët.

Por si të bëni në shtëpi një spraj salin për flokët e përsosur?
Në një gotë ujë të vakët, shtoni dy lugë krip deti, dhe kur të ftohet përdoreni mbi flokë.

Por nëse ritmi i ditës nuk ju jep mundësinë që flokët të thahen në mënyrë natyrale, por duhet të përdorni tharësen, ja çfarë duhet të bëni: Thani flokët me tharëse me kokën poshte, pasi të keni përdorur shkumën e flokëve. Sapo të thahen, përhapni sprajin salin me gishta. Duhet të keni një mashë për flokët, por pa bërë kaçurela perfekte. Sekreti është të bëni onde të lehta, duke krijuar një efekt dhe më natyral.

Top Channel