Laç, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit mes dy familjeve

08/09/2015 11:05

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy familjeve në Laç. Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së të hënës familjet Meria dhe Boriçi janë konfliktuar për motive të dobëta në fshatin Sanxhak.

Sabit Boriçi, 53 vjeç ka qëlluar në ajër me një automatik që e mbante pa leje, në oborrin e banesës së tij, pas grindjes me F. Meria, 60 vjeç.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të Laçit u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë Boriçi. 53-vjeçari është përpjekjur të largohej. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel