Kosovë, debate të ashpra në Komisionin e Jashtëm

08/09/2015 00:00

Është ashpërsuar gjuha parlamentare në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme në Kosovë.

Në kohën kur kryetari i Komisionit, Enver Hoxhaj, bëri thirrje për ndihmë të Kosovës për refugjatët sirianë dhe për raportin për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka shpërthyer në akuza.

Ai ka thenë se do ta ndërpresë edhe fizikisht mbledhjen nëse Hoxhaj vazhdon të flas për raportet e demarkacionit me Malin e Zi të hartuara nga Murat Meha. Ai e ka quajtur Mehën mashtrues, ndërsa akuzave nuk u ka shpëtuar as deputeti Hoxhaj dhe partia që ai përfaqëson.

Haradinaj i tha Hoxhajt mos të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve duke folur për refugjatët sirianë, duke shtuar se Kosovës në vitin e fundit i kanë ikur 100 mijë njerëz dhe i kanë vdekur fëmijë rrugëve njësoj sikur fëmijët sirianë.

Ai tha se nuk do të lejojë që në Kuvend edhe më tutje të bëhën mashtrime dhe u largua në mënyrë demostrative sallën e mbledhjeve.

Top Channel