Konflikti i armatosur në Laç, “arrest me burg” për Gjergj Calin

08/09/2015 12:10

Gjykata e Laçit ka dhënë këtë të martë masën e sigurisë për shtetasin Gjergj Cali, i përfshirë në konfliktin e armatosur me ish-deputetin e PS Armando Prenga, javën e kaluar.

Nga informacionet e fundit mësohet se, gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Calin, nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “plagosjes”.

Ndërkohë, gjatë seancës gjyqësore Cali ka pranuar se ka pasur komunikime edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, pasi ka shtyrë për 30 minuta procesin për ish-deputetin Prenga, trupi gjykues ka vendosur masën “arrest me burg” për Gazmir Jushin.

Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në seancë, pasi ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra.

Top Channel