Basha: Tahiri, protektori i bandave të narkotrafikut në vend

08/09/2015 14:05

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në Facebook disa foto të parcelave me hashash, në fshatin Gusmar.

Ai akuzon dhe njëherë ministrin e Brendshëm si “protektorin e bandave më të rrezikshme të narkotrafikut në vend”.

“Ja parcelat me drogë nën mbrojtjen e Sajmir Tahirit, të fotografuara dje në zonën e Gusmarit, fshatit të tij. Ministri i Brendshëm, protektori i bandave më të rrezikshme të narkotrafikut në vend”, shkruan Basha.

Top Channel