Marshimi për Paqen, rrugët që bllokohen në Tiranë

08/09/2015 14:25

Konferenca 3- ditore e Lutjes për Paqen përmbyllet sot pasdite me marshimin e mijëra njerëzve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia rrugore ka marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi, nga ora 15.00- 23.00.

Parkimi dhe qarkullimi i mjeteve nuk do të lejohet duke nisur nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Presidenca. Gjithashtu, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në bulevardin “Bajram Curri”.

Bllokim do të ketë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, duke filluar nga rruga e Kavajës deri te bulevardi “Zhan D’Ark”. Kufizime do të ketë dhe bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Bardhyl” dhe rruga e “Dibrës”, nga Farmacia 10 deri te spitali QSUT.

Top Channel