LSI: Meta nuk është përfshirë në asnjë aferë

08/09/2015 18:30

Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të anëtarit të saj të kryesisë Sokol Dervishaj ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike ndaj Ilir Metës për përfshirje në një skemë mashtrimi me miliona euro në CEZ.

“Nëse PD-ja i beson akuzave të saj, le t’i drejtohet studios ligjore dhe jo të spekullojë sepse diversioni pa bazë është i dështuar. T’i gjurmojë gjetkë aferat pasi PD-ja e di mirë se kush është i përfshirë në këtë aferë. Janë personazhe brenda saj”, tha Dervishaj.

“Strategjia e shpifjes mund t’i kthehet në bumerang. Zyrtarë të PD-së e kanë bërë të mundur këtë aferë”, shtoi Dervishaj.

Top Channel