Aksident me pasojë vdekjen në aksin Berat-Fier

08/09/2015 18:40

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”.

Mjeti tip “Benz”, me targë BR 7349 A, që drejtohej nga 34-vjeçari Kimet Hoxha, mësohet se ka devijuar nga rruga dhe si pasojë ka dalë jashtë saj duke përfunduar në kanal. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, policia ka dalë në konkluzionin se aksidenti ka ndodhur si pasoj e shpejtësisë, ndërsa drejtuesi i saj ka humbur kontrollin teksa ka qenë duke shmangur gropat në rrugë. Aksi rrugor, në vendin ku ndodhi aksidenti, është tepër i dëmtuar, megjithëse nuk mungon sinjalistika. 

Top Channel