Vlorë, zbulohet një bazë për tharje kanabisi

08/09/2015 18:40

Mesditën e së martës, Policia Kufitare në bashkëpunim me Delta Forcë kanë arritur të zbulojnë rreth 2 mijë bimë narkotike, të dyshuara kanabis sativa, në një serrë në fshatin Bishan të Vlorës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se serra shërbente për tharjen e hashashit. Bimët e asgjësuara ishin në procesin e fundit të tharjes, ndërsa ishin të varura në tela.

Sipas policisë, këto bimë mendohet të kenë ardhur nga zonat e “Lumit të Vlorës” për t’u tharë në këtë serrë në fshatin Bishan.

Policia në vendngjarje gjeti edhe një çifte me fishekë si dhe një vend që shërbente për rojën, i cili mësohet se është larguar menjëherë kur ka pikasur afrimin e forcave të policisë.

Po gjatë ditës së martë, Policia e Vlorë  ka zbuluar edhe dy parcela në fshatin Poro, me rreth 600 bime narkotike, të cilat ishin mbjellë anës lumit të Vjosës.

Top Channel