Basha poston raportin e policisë: Tahirin s’e shpëtojnë as pëllitjet e shefit të tij

08/09/2015 23:50

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, pas një statusi të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me avionin me drogë. Ai ka postuar edhe raportin zyrtar të Policisë italiane.

“Ja komunikata zyrtare e Policisë Italiane për avionin me drogë nga Shqipëria. Nuk e shpëtojnë dot ministrin e drogës, as lehjet e koneve as pëllitjet e shefit të tij”, ka shkruar Basha.

Në të vërtetë, menjëherë pas transmetimit të intervistës për Top Channel të shefit të Interforce, Michele Grillo, i cili ndër të tjera theksonte se avioni i dytë me drogë i kapur në Torino të Italisë nuk kishte kaluar mbi territorin shqiptar përpara se të kapej nga forcat italiane të policisë, Tahiri reagoi në rrjetin social Facebook.

Ai shkroi se reagimi i shefit të Interforcës, misionit italian në Tiranë, është vetëm rasti i radhës kur partnerët ndërkombëtarë përgënjeshtrojnë gënjeshtrat banale, siç shprehet ai, të kryeshqupistit.

Top Channel