Turqi, protestuesit sulmojnë ndërtesën e partisë pro-kurde HDP

09/09/2015 01:15

Selia qendrore partisë pro-kurde HDP në kryeqytetin turk Ankara është përfshirë nga zjarri, pasi është sulmuar nga një turmë njerëzish.

Njëri nga deputetët e kësaj partie, Garo Paylan deklaroi për “Reuters” se qindra protestues kishin sulmuar ndërtesën, ndërkohë që policët ishin shndërruar në spektatorë.

“Policia vetëm po shikonte. E gjitha çfarë po shkatërrohet këtu është shpresa se ne mund të jetojmë së bashku”, është shprehur ai.

Megjithatë, ndërtesa në Ankara nuk është e vetmja që është sulmuar, pasi nga HDP-ja kanë njoftuar se janë sulmuar selitë e partisë edhe në 6 qytete të tjera.

Më herët, trupat tokësore turke kanë kaluar kufirin me Irakun në ndjekje të militantëve kurdë, për herë të parë që prej armëpushimit të arritur dy vite më parë.

Zyrtarë qeveritarë thonë se inkursioni ushtarak është një masë e përkohshme në ndjekje të rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Top Channel