Las Vegas, një avion përfshihet nga flakët

09/09/2015 02:25

Një avion i “British Airways”, që kishte si destinacion Londrën, me 178 njerëz në bord ka marrë flakë në pistën e Aeroportit të Las Vegas-it.

Boeing-u 777-200 po përgatitej që të ngrihej në qiell menjëherë pas orës 16:00 (me orën lokale), kur motori i majtë shpërtheu në flakë, duke liruar një tym të zi.

Të 159 udhëtarët dhe 13 persona të tjerë të ekuipazhit janë evakuuar duke përdorur daljet emergjente, ndërsa zjarrfikësit menjëherë shkuan për të neutralizuar zjarrin.

Sipas të dhënave të para, vetëm dy persona janë lënduar dhe ata po trajtohen për lëndime të vogla.

Top Channel