Djokovic dhe Cilic, gjysmëfinalistët e parë të US Open

09/09/2015 08:15

Novak Djokovic dhe Marin Cilic janë gjysmëfinalistët e parë të turneut US Open, Grand Slam-it të fundit sezonal.

Serbi dhe kroati mundën në çerekfinale respektivisht spanjollin Feliciano Lopez dhe francezin Jo-Wilfred Tsonga.

Numri 1 i botës fitoi 6-1, 3-6, 6-3 dhe 7-6 ndaj Lopezit, ndërsa Cilic fitoi në 5 sete ndaj Tsongës (4-6, 4-6, 6-3, 7-6 dhe 4-6). Tashmë, këta dy tenistë do të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e së premtes.

Sot, do të luhen dy çerekfinalet e tjera: Wawrinka-Anderson dhe Gasquet-Federer.

Top Channel