Tiranë, parandalohet një ngjarje e rëndë në familje

09/09/2015 09:15

Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar në Tiranë, një person është arrestuar dhe është sekuestruar një armë zjarri automatik.

Policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit Klodjan Peza, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas ka pasur një konflikt në familje me nënën e tij, ndërkohë që policia ka ndërhyrë në momentin e duhur duke parandaluar një ngjarje të rëndë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik me dy krëhëra.

Top Channel