Elbasan, arrestohet 30-vjeçari; i dënuar në Itali me 10 vite burg

29/09/2015 09:30

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Xhevdet Plaka, 30 vjeç, nga Belshi është dënuar me 10 vite burg në shtetin fqinj.

Mbi Plakun rëndon akuza e grabitjes me armë kryer në bashkëpunim, me pasojë plagosjen. Kapja dhe arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi në shtetin italian.

Top Channel