Avokati i Popullit: Rekomandim për ligj lustracioni në Kuvend

09/09/2015 10:40

Avokati i Popullit do të çojë në Kuvend rekomandim për ligjin e lustracionit gjatë javës së ardhshme. Në bashkëpunim me OSBE-në dhe mbështetjen e Mbretërisë së Danimarkës, institucioni i AP-së organizoi auditorumin e hapur për “Trajtim të së kaluarës komuniste të Shqipërisë”. Javën e ardhshme tha Igli Totozani do të dërgojë në Kuvendine Shqipërisë ligjin.

“Ne do të rekomandojmë hartimin e një ligji për Lustracionin jo si ndonjë shenjë hakmarrje, por viktimat e komunizmit dhe familjarët e tyre, kanë nevojë dhe meritojnë Drejtësi Morale dhe Ligjore”, tha z. Totozani. Politika, tha ai, duhet të shprehë vullnet për këtë çështje, duke dëgjuar më shumë zërin e qytetarëve.

Avokati i Popullit, tha se janë me dhjetëra rekomandime të dërguara në institucionet shtetërore për ish të përndjekurit politikë, të cilat kanë mbetur pa përgjigje. Një gjë të tillë ai e konsideroi mungesë serioziteti në trajtimin e shqetësimeve dhe problemeve me të cilat jeton kjo shtresë e shoqërisë sonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe diskutuan ish të përndjekur politikë, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore.

Top Channel