5-vjeçarët arratisen nga kopshti për të blerë… një Jaguar

09/09/2015 11:15

Duke se ata kanë punuar prej disa ditësh për të krijuar rrugën që të largohen nga kopshti. Dy 5-vjeçarë në Rusi janë larguar nga ndërtesa duke gërmuar një vrimë në kopësht me shpata lodër, për të përfunduar misionin e tyre, të blinin një makinë sportive.

Sipas AFP-së, vogëlushët prej ditësh kishin gërmuar vrimën, dhe ishin larguar menjëherë sapo edukatoret dhe fëmijët e tjerë kishin dalë në ambientet e jashtme të kopështit. Mbasi ishin larguar nga kopshti në Magnitogorsk, në rajonin e Uraleve, dy 5-vjeçarët kishin ecur për rreth një milje deri tek showroom-i i makinave luksoze.

Kur një grua pa dy fëmijët e pashoqëruar i kishte pyetur se çfarë ishin duke bërë? Ata ishin përgjigjur se do të blinin një Jaguar por nuk kishin para, shkruan gazeta lokale Komsomolskaya Pravda. Më pas ata janë çuar në rajonin e policisë. Edukatorja përgjegjëse u pushua nga puna.

Top Channel