Informaliteti, Beqja: Reduktim të konkurrencës së pandershme në shëndetësi

09/09/2015 12:25

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar kufizimin dhe reduktimin maksimal të konkurrencën së pandershme në shëndetësi.

Në konferencën e zhvilluar me grupet e interesit, “Në mbrojtje të shëndetit, kundër informalitetit”, ministri përmendi si shembull rezultatet e aksionit kundër prijes së duhanit në ambiente publike.

“Shembulli pozitiv i ndalimit të duhanpirjes në mjedise publike tregon se mund t’ia dalim që dhe sëmundjet në dukje rkonike, qënkan të shërueshme. Sanksione ligjore, instrumenta fiskale dhe profesionalizëm të trupës inspektuese mund të arrijmë drejt suksesit”, tha ministri.

Beqja ka kërkuar bashkëpunimin e grupeve të interesit për luftën kundër informalitetit edhe në shëndetësi.

“Kërkoj bashkëpunimin tuaj dhe për luftën kundër informalitetit, kufizimin dhe reduktimin maksimal të konkurrencës së pandershme, pasi barnat që vazhdojnë të hyjnë kontrabandë në farmaci shiten. Besoj se duhet të bashkëpunojmë për të luftuar ndjeshëm informalitetin”, tha Beqja.

Top Channel