Kosovë, Qeveria dënon sulmin ndaj kryeministrit Mustafa

09/09/2015 12:50

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj kryeministrit Isa Mustafa, të orkestruar dhe të kryer sot nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një komunikatë të shpërndarë në mesditë, Qeveria e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës, çdo formë dhune të ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës, si dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë, që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për debat konstruktiv politik brenda institucioneve, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe ata të shoqërisë civile, si dhe siguron qytetarët e Kosovës se ngjarje të tilla nuk do të mund ta ndalin në misionin e saj për zhvillim ekonomik, shtet ligjor dhe integrimin euroatlantik.

Top Channel