Marrëveshje Shqipëri-Zvicër për heqjen e taksimit të dyfishtë

09/09/2015 13:40

Shqipëria dhe Zvicra amenduan marrëveshjen që shmang taksimin e dyfishtë, duke shtuar një nen, që u mundëson autoriteteve fiskale të shkëmbejnë informacion.

Marrëveshja u firmos në Ministrinë e Jashtme nga Sekretari zvicerian i Shtetit, Georges Martin, dhe zëvendësministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi.

Dy zyrtarët e lartë deklaruan se, shkëmbimi i informacionit fiskal do të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe është në dobi të bizneseve zvicerane e atyre shqiptare.

Zvicra është një nga donatorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke financuar projekte në disa fusha të rëndësishme, si energjia, shëndetësia dhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Top Channel