Pagesat e paaftësisë, pas 14 vjetësh rriten 130 lekë

09/09/2015 13:50

Pas 14 vitesh qeveria rrit me 130 lekë në muaj pagesën për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Përmes këtij udhëzimi të ministrit Blendi Klosi, ministria e Mirëqënies Sociale rrit masën e përfitimit për invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.

Në të njëjtin udhëzim, ky dikaster përgjegjës për këtë kategori personash, rrit në të njëjtën vlerë edhe masën e përfitimit për kujdestarët e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.

Njëkohësisht, përmes një tjetër dokumenti, ministria e Mirëqënies Sociale ligjëron rritjen me 140 lekë të masës së përfitimit për të verbërit si dhe për kujdestarët e tyre.

Efektet financiare të dy udhëzimeve që mbajnë firmën e ministrit Blendi Klosi do të përballohen nga fondet e dhëna për këtë ministri në 2015. Vendimet kanë hyrë në fuqi dhe kategoritë përfituese do të marrin shtesën e pagesave të përmuajshme që nga muaji Shtator.

PAGESA E INVALIDEVE
ISHTE  9.900 lekë
BEHET 10.030 lekë

 
PAGESA E KUJDESTARIT
ISHTE 10.400 lekë
BEHET 10.530 lekë

PAGESA PER TE VERBERIT
ISHTE 11.250 lekë
BEHET 11.390 lekë

Top Channel