Gjermani, intensifikohet protesta e pilotëve të “Lufthansa”-s

09/09/2015 16:00

Protesta e pilotëve të “Lufthansa”-s është intensifikuar në kohën kur linja ajrore tentoi të ndalonte grevën e paralajmëruar të tyre përmes një vendimi gjyqësor.

Megjithatë, gjykatat në Frankfurt e Këln, të cilave iu ishte drejtuar kompania, i hodhën poshtë përpjekjet e saj për të bllokuar nismën e sindikatës së pilotëve “Vereinigung Cockpit”.

Pasojat e grevës dy ditore pritet t’i vuajnë 140.000 pasagjerë, pasi gati 1000 prej 1520 fluturimeve të “Lufthansa”-s, mund të anulohen. Kjo është greva e 13-të që prek gjigandin ajror gjerman brenda 18 muajsh.

Top Channel