“Telefoni me shkaktoi kancerin”

09/09/2015 16:30

Ka shumë shkrime për rrezikun që sjellin valët e telefonit nëse aparatet telefonike mbahen për një kohë të gjatë afër trupit, megjithëse ende mungon një konfirmim shkencor për këtë.

Një 51-vjeçare fajëson mbajtjen e telefonit pranë gjoksit për 10 vite me radhë për kancerin terminal, me të cilin është diagnostikuar në vitin 2012.

Wendy Holt, 51 vjeç, thotë se nuk ka asnjë person të prekur nga kanceri i gjirit në trungun familjar dhe për këtë, sipas saj, i vetmi fajtor është telefoni dhe valët e tij.

“Telefonin tim të parë e kam blerë rreth vitit 1990. Isha shumë e ngazëllyer dhe për efekt praktik e kam mbajtur në pjesën më të madhe të kohës në xhepin e këmishave. Qëndronte aty 70 përqind të ditës për 10 vite me radhë”, thotë ajo.

Mjekët i kanë dhënë maksimumi edhe dy vite të tjera jetë, ndaj Wendy thotë se zgjodhi të flasë për të ndërgjegjësuar personat e tjerë.

“Njerëzit mund të mos pajtohen me këto që po them, por ky është besimi im dhe nuk dua që t’i ndodhë askujt tjetër”, thotë ajo.

Top Channel