Trafiku i tmerrshëm i Nju Delhit

09/09/2015 16:35

Të lëvizësh me makinë në orët e pikut të trafikut në qytet më të mëdha të botës është tejet e mërzitshme, e lodhshme, e shoqëruar edhe me humbje kohe, por të udhëtosh me makinë në Nju Delhi është një tmerr më vete.

Vitin e kaluar, qeveria, për të zgjidhur problemin e trafikut, vendosi të bëjë ndryshime në infrastrukturën rrugore, duke reduktuar autostradë me pagesë nga 32 korsi në 26, e cila lidhte Nju Delhin me Gurgaon.

Por ky eksperiment ishte tërësisht i dështuar, pasi banorët e këtyre dy qyteteve, por jo vetëm, përballen çdo ditë me trafikun, ndoshta më të tmerrshmin në botë.

Mediat indiane shkruajnë se autoritetet lokale dhe policia rrugore janë duke ja hedhur fajin njëra-tjetrës për këtë katrahurë të krijuar, ndërsa udhëtarët vuajnë çdo ditë vonesat në trafikun e tmerrshëm të Nju Delhit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel