Të punosh para orës 10, torturë

09/09/2015 16:40

Ka disa teori në lidhje me gjumin e mëngjesit. Dita është për ata që ngrihen shpejt, thotë një shprehje, por siç duket nga ky rregull përjashtohen ata që punojnë.

Një studim i Universitetit të Oksfordit arriti në përfundimin se “të detyrosh punonjësit të zënë vendet e punës para orës 10:00 të paradites, është formë torture”.

Profesori Paul Kelley deklaroi në Festivalin Shkencor Britanik në Bredford se, nëse turnet do të nisnin pas orës 10:00 do të përfitonin që të gjithë, si punëdhënësit, ashtu edhe punëmarrësit.

Punëdhënësi, thotë Kelley, do të përfitojë angazhim, energji dhe përqendrim më të madh të punëmarrësit, ndërsa ky i fundit disa orë më shumë gjumë.

Profesori i Universitetit të Oksfordit mbështet teorinë e tij edhe me një studim që thotë se nxënësit në shkolla janë më të vëmendshëm dhe përthithin më shumë e më shpejt dijet e marra pas orës 10:00, sesa ato të marra para kësaj ore. 

Top Channel