Turqi, lideri i opozitës: Vendi po shkon drejt luftës civile

09/09/2015 17:00

Kryetari i opozitës pro-kurde në Turqi, HDP, ka akuzuar partinë në pushtet se po orkestron sulme nacionaliste dhe po nxit Turqinë drejt një lufte civile.

Për momentin askush nuk është vrarë, ka thënë Selahattin Demirtas, “por ne po përballemi me një fushatë nxitëse”.

Aktet e dhunës të verifikuara mes ushtrisë turke dhe militantëve kurdë është përshkallëzuar në lindje të Turqisë që nga shfuqizimi i armëpushimit në muajin korrik.

Turqia pritet të mbajë zgjedhjet në nëntor pas procesit të papërfunduar të zhvilluar në qershor.

Teksa atmosfera në vend bëhet gjithnjë e më “e nxehtë”, zoti Demirtas ngriti dyshime nëse zgjedhjet mund të mbahen në një kohë kur në Turqi janë ngritur 100 zona ushtarake të përkohshme, kryesisht në afërsi të jug-lindjes së banuar me kurdë.

Ai tha se, në dy ditë ka pasur të paktën 400 sulme ndaj zyrave të Partisë Demokratike të Popullit. “Kjo parti përfaqëson vetëm 0.11 për qind të popullsisë së BE-së. Në Liban refugjatët përbëjnë 25 për qind të popullsisë”, tha Demirtas, duke bërë një krahasim të situatës.

Kryeministri Ahmet Davutoglu reagoi në Twitter ndaj sulmeve: “Është i papranueshëm dëmtimi i zyrave të mediave, partive apo pronave të qytetarëve të thjeshtë”, u shpreh ai.

Por Demirtas e akuzoi kryeministrin dhe presidentin Erdogan se, “ishin ata që vendosën ta nisnin këtë luftë dhe ta intensifikojnë atë”.

Top Channel