Intensifikohen punimet në qendër të Prishtinës

09/09/2015 17:30

Komuna e Prishtinës intensifikon punimet për rregullimin e rrugëve dhe trotuarëve në qendër të qytetit.

Janë dy projekte në të cilat kanë nisur realizimin në gusht e ku aktualisht është duke u punuar në të njëjtën kohë, në rrugën Garibaldi dhe atë “Perandori Justinian”.

Sipas një postimi të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti në Facebook, në këto zona parashihet rregullimi i rrugës dhe trotuareve, duke i larguar pengesat joformale.

Për herë të parë parashihet edhe shtegu për personat e verbër si dhe do të vendosen pemë dhe ndriçim përgjatë rrugës.

Ky investim do të përcillet edhe me një vendim të kryetarit për dizajnin e shkallëve dhe reklameve të dyqaneve për ndryshuar pamjen estetike të rrugës.

Këto punime pritet të përfundojnë brenda 90 ditë pune ndërsa vlera e projektit është 238 mijë euro.

Top Channel