“Beteja” e karteleve të drogës në rrjetet sociale

09/09/2015 17:55

Makina luksoze, armë të lara në flori, felinë të mëdhenj, femra dhe para…shumë para.

Kartelet e drogës në Amerikën Latine, veçanërisht ato meksikane, përveç betejës për kontrolle territori në botën reale, kanë nisur së fundmi edhe një betejë të një tjetër natyre; betejën e imazhit në rrjetet sociale.

Në Instagram janë me dhjetra profile dedikuar drejtuesve dhe pinjollëve të tyre që reklamojnë me krenari mirëqënien e tyre të vënë në rrugë të paligjshme. Përgjithësisht në këto profile gjen foto me armë të lara në ar, luanë e tigra, femra dhe para, por nuk mungojnë as ato të shkrepura nga bëmat e tyre, si ajo e postuar nga një profil i quajtur “Anthrax”, ku shihet një makinë e policisë federale meksikane, xhamat e së cilës janë të çarë nga plumbat në drejtim të saj.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel