Italia ekstradon në Tiranë 25-vjeçarin; akuzohet për tentativë vrasjeje

09/09/2015 18:30

Ëshë ekstraduar këtë të mërkurëë, nga Milano në Tiranë, shtetasi shqiptar Alfred Pjetri, i shpallur në kërkim për një seri veprash penale.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se, ajo çka ka ndikuar në dërgimin urgjent të 25-vjeçarit në Shqipëri ka qenë masa e sigurisë “arrest me burg” e caktuar ndaj tij nga gjykata e Shkodrës.

Kjo, pasi 25-vjeçari Pjetri akuzohet për “tentativë vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Top Channel