Aktivistët e VV sulmojnë sërish eskortën e Mustafës

09/09/2015 19:10

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sërish pasditen e së mërkurës sulmuan eskortën e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, kur ai po largohej nga Kryeministria.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në “Facebook”, ku thuhet se aktivistët e saj kanë hedhur bojëra në makinat e Kryeministrit Mustafa rreth orës 17:00.

“Qëllimi i Vetëvendosjes është pengimi i punës së qeverisë, e cila po e defunksionalizon Kosovën përmes krijimit të ‘Zajednicës’”, thuhet në postim.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sulmuan edhe mëngjesin e sotëm makinën e Kryeministrit Mustafa me bojë dhe vezë, teksa ai po shkonte për në zyrën e tij në selinë e Qeverisë.

Top Channel