Burrel, policia bastis shtëpinë; gjenden armë e drogë

09/09/2015 20:15

Agjentë të policisë në Burrel kanë zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure bastisjen e një banese, në të cilën kanë gjetur armë, municione dhe lëndë narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit, i kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë atë e bir.

Burimet shtojnë më tej se, dy familjarët akuzohen për “armëmbajtje pa leje” dhe “prodhim e shitje narkotikësh”.

Top Channel