Thahen palmat e Vlorës, specialistët: Shkak një insekt

09/09/2015 00:00

Mbi 350 palma të mbjella në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës në vitin 1987 po shkatërrohen nga një insekt që sipas specialistëve të gjelbërimit është importuar muajt e fundit.

Insekti ka tharë pemët e larta përgjatë gjithë bulevardit Vlorë-Skelë.

“Palmat janë mbjellë në vitin 1987, në kuadër të ndeshjes Partizani Beogradit-Flamurtari, vit kur dhe u zgjerua rruga. Palmat e prekura janë në aksin e shëtitores, nga skela deri tek xhamia, përfshirë ato tek Sheshi i Flamurit. Të gjitha palmat që janë në sipërfaqen e parë të qytetit apo dhe në aksin tjetër, drejt parkut të tregëtisë, ato janë drejt shfarrosjes”, thotë specialisti Theodhori Pashaj.

Pemët dekorative pritet të hiqen sepse për shkak të madhësisë mund të rrëzohen e të shkaktojnë dëme.

Top Channel