Lilas, një tjetër dyvjeçare që vuan pasojat e luftës siriane

10/09/2015 01:50

Të tjera foto që kanë në qendër të objektivit të tyre fëmijët e luftës në Siri, po qarkullojnë në internet. “Daily Mail” ka publikuar foton e një vajze dyvjeçare, një pjesë e trupit të së cilës është djegur si pasojë e shpërthimit të një bombe.

Familja e saj tani kërkon që të shpërngulen në Gjermani, me qëllim që vogëlushja të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ajo quhet Lilas Khanem dhe bashkë me familjen e saj aktualisht gjenden në ishullin grek të Lesbos-it.

Në këtë vend besohet se janë mbi 20 mijë refugjatë, ndërsa të gjithë po jetojnë në kushte të rënda higjienike, pa ujë dhe ushqime për çka një tjetër vogëlushe me quajtur Jean e cila është vetëm 16-muajshe, ka skuqje të lëkurës.

“Ferri në tokë” ky është përshkrimi që i bëjnë të gjithë refugjatët këtij vendi, por edhe ata mediat të cilat kanë raportuar për kushtet e rënda me të cilat përballën mbi 20 mijë refugjatët.

Top Channel