Korçë, pranga kultivuesit të kanabisit; përdorte aparatura moderne

10/09/2015 08:35

Policia e Korçës ka arrestuar në orët e fundit një person për kultivim bimësh narkotike përmes aparaturave speciale.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Vasil Xheli, i cili kishte kultivuar bimë të llojit kanabis sativa në ambjentet e banesës së tij.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit janë zbuluar dhe aparaturat që përdorte Xheli për kultivimin, që ishin të teknologjisë së lartë.

Burimet shtojnë më tej se, materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, e cila ka ngritur ndaj të arrestuarit akuzën e “kultivimit të narkotikëve” dhe “përdorim të paligjshëm të mjeteve të teknologjisë së lartë”.

FOTO GALERI
1/4
Vasil Xheli përdorte aparatura moderne

Top Channel