Kinë, rritja e çmimeve të ushqimeve “fluturon” inflacionin

10/09/2015 10:10

Rritja e ndjeshme dhe e papritur e çmimeve të ushqimeve në Kinë ka bërë që inflacioni të ngjitet në kuotën më të lartë të vitit në atë që konsiderohet ekonomia e dytë në botë.

Treguesi i çmimit për konsum u rrit papritur në 2 për qind në muajin gusht krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kryesisht për shkak të çmimeve të larta dhe jo të ndonjë manovre në aktivitetin ekonomik.

Ndryshe nga kjo, treguesi i çmimit për prodhim ra 5.9 për qind, duke shënuar rënien e radhës në 42 muaj rresht. Frika e deflacionit në Kinë po rritet teksa edhe fabrikat e manifakturës vazhdojnë të reduktojnë çmimet.

Gjithashtu, rënia e GDP-së ka qenë më e madhja që prej fillimit të krizës ekonomike në vitin 2009, për shkak të rënies së çmimeve të produkteve bazë dhe rënies së kërkesës.

Ekonomistët deklarojnë se vazhdimi i rënies së çmimeve të produkteve përbën rrezik për destabilizimin e çmimeve për konsum.

“Ndryshimi i GDP-së është shumë shqetësues. Ai mund të prekë përfitimet e korporatave që në këmbim mund të prekin konsumin dhe vetë ekonominë”, ka dekalruar eksperti Li Huiyong.

Ndërkohë, çmimi i mishit të derrit, që rëndon tej mase në çmimet për konsum, u rrit nga 16.7 për qind vitin e kaluar në 19.6 për qind në gusht, ndërsa çmimet e perimeve nga 9.7 në 16 për qind.

Top Channel