Këta majmunë nuk do e marrin kurrë mollën (VIDEO)

10/09/2015 13:10

Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqen, por një grup majmunësh nuk ka për ta arritur kurrë mollën që ndodhet brenda në një makinë.

Ata janë filmuar teksa zihen me njëri-tjetrin për të marrë mollën, por që asnjëri nuk ka për ta arritur pasi ndodhet pas xhamit. Pamjet tregojnë pesë majmun që përpiqen dëshpërimisht të marrin frutin.

Pamjet janë filmuar nga Akash Akinvvar, i cili ndodhej brenda në automjet në atë kohë. Ngjarja ka ndodhur në Sanjay Ghandi National Park, në Borivali të Mumbait.

Top Channel