Arrestohet 44-vjeçari në kërkim, i dënuar për trafik droge në Itali

10/09/2015 14:30

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është ndaluar Bledar Bedini nga Tirana. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Milanos e ka dënuar me 7 vjet burg për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës.

Top Channel