Ulen çmimet e kasave dhe ndryshimit të memories fiskale

10/09/2015 14:35

Kompanitë e kasave fiskale, pas një marrëveshjeje me Ministrinë e Financave, i kanë tregtuar ato sot me një çmim më të ulët.

Nga 330 euro që kushtonte kjo pajisje për biznesin e vogël, sot kompanitë e kanë tregtuar me 279 euro, ndërsa pjesë e marrëveshjes është edhe ulja e çmimit për ndryshimin e memories fiskale.

Biznesi detyrohet të kryejë këtë të fundit pas 1800 raportesh ditore dhe nga 220 euro, kompanitë thonë se kanë rënë dakord me ministrinë të ofrojnë këtë shërbim me një çmim të ulur prej 130 eurosh.

Ndërkohë një nga shoqëritë u ka dhënë mundësinë bizneseve të vogla të blejnë pajisjen fiskale përmes pagesës me këste.

Top Channel