Veliaj në Vaqarr: Transport i sigurtë për nxënësit

10/09/2015 15:10

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi në Vaqarr se do të marrë masat lidhur me sigurinë e transportit të femijëve për të shkuar në shkollë, të cilët çdo ditë përballen me trafik të rënduar.

“Ne kemi kalkuluar që mesatarisht një fëmijë një herë në javë shkon me vonesë në orën e parë të mësimit vetëm prej trafikut të rënduar në Tiranë. Sikur një fëmijë të humbasi 5 minuta, 100 mijë fëmijë humbasin 500 mijë minuta, do të thotë që në një muaj 32 mijë orë mësimi humbasin vetëm prej furgonave që furnizojnë minimarketet në mëngjes. Kjo është arsyeja që bashkia merr disa vendime, jo për t’i prishur punë disa kompanive, por për tu siguruar që 100 mijë fëmijë të mos humbasin asnjë minutë nga ora e mësimit. Më mirë mërziten disa kompani që duhet t’i bëjnë furnizimet pasdite ose në darkë”, tha kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ka shpërndarë për fëmijët e familjeve të përfshirë në ndihmë ekonomike 150 çanta me artikuj shkollor falas. Për familjet me ndihmë ekonomike, të cilët marin pjesë në aksionet e bashkisë, kryetari i bashkisë premtoi punësim afatgjatë por dhe me kushtin të nxisin shkollimin e fëmijëve të tyre.

Top Channel