USAID trajnon edhe gjyqtarët, regjistrimi i seancave

10/09/2015 15:20

USAID nëpërmjet programit Just, ka përfunduar ditën e enjte procesin e instalimit të sistemit për regjistrimin audio të seancave gjyqësore që zhvillohen në të 36 gjykatat e vendit.

Faza e fundit e këtij procesi ka qënë trajnimi i punonjësve të administratës së gjykatave, si dhe trajnimi i vetë gjyqtarëve, që u përmbyll në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Përdorimi i kësaj teknologjie në zhvillimin e proceseve gjyqësore, do t’i shërbejë eficiencës dhe funksionalitetit të administrimit gjyqësor, në drejtim të rritjes së aksesit në drejtësi, vlerësimit të punës së gjyqtarëve, luftës ndaj korrupsionit dhe rritjes së tranparencës.

Tanimë personat e interesuar për procesverbalet e seancave gjyqësore nuk do të marrin letra të printura por një CD me regjistrimin audio të gjithë seancës. Projekti Just i USAID për këtë qëllim ka zgjatuar për tre vjet me radhë, për t’u përmbyllur me trajnimin e 740 punonjësve të administratës gjyqësore por edhe të vetë gjyqtarëve.

Top Channel