HEC-i i Banjës, 120 punëtorë protestojnë për pagat

10/09/2015 17:00

Rreth 120 punonjës të kompanisë “Santria 2013”, nënkontraktore e “Limak Age”, e cila po ndërton HEC-in e Banjës, protestojne për mosmarrjen e pagave prej 3 muajsh.

Ata kanë ndërprerë punën prej dy javësh, ndërkohë që nuk kanë marrë ende një përgjigjie nëse do të paguhen për punën e bërë ose jo. Punëtorët thonë se u janë drejtuar çdo instance.

Punonjësit e kompanisë “Limak Age” shpeshherë janë përfshirë në protesta për pagat apo për kushtet e punës. Edhe pse arrijnë marrëveshje me punëdhënësin duket se asnjëherë nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare për kërkesat e tyre.

Edhe këtë herë punëtorët kanë kërcënuar se do të bllokojnë të gjitha proceset e punës në hidrocentral në rast se nuk paguhen.

Top Channel