Zbulohet i dashuri i ri i Amber Rose

10/09/2015 00:00

Duket se më në fund Amber Rose ka harruar ish-bashkëshortin e saj Wiz Khalifa. Sipas disa burimeve, bukuroshja 31-vjeçare ka nisur të shoqërohet me lojtarin e futbollit amerikan Odell Beckham Jr.

Burime për “TMZ”-në kanë deklaruar se Odell kishte kohë që ngacmonte modelen, por pak muaj më parë ai rastësisht e takoi atë permes një miku të përbashkët.

Sipas kësaj faqeje, çifti i ri ka dalë në disa takime së bashku, përfshi këtu edhe një darkë romantike në restorantin “TAO” në Nju Jork, muajin e kaluar.

Top Channel