Homo Naledi, shkencëtarët zbulojnë një paraardhës të ri

10/09/2015 00:00

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie nga evolucioni njerëzor, që mund të ndryshojë idetë dhe teoritë e qarkulluara deri më tani në lidhje me paraardhësit tanë.

Zbulimi u bë në një sistem shpellash në Afrikën e Jugut, ku studiuesit gjetën 15 copa skeleti. Studimi, i publikuar në revistën “Elife”, sugjeron se këto specie ishin në gjendje të arsyetonin.

Speciet, të pagëzuara me emrin Naledi, janë klasifikuar në grupin Homo, pjesë e të cilit është edhe njeriu modern.

Shkencëtarët  që kanë bërë zbulimin thonë se e për momentin nuk kanë mundur të identifikojnë një brez kohor se kur mund të ketë jetuar Homo Naledi, por profesori Lee Berger, udhëheqësi i studimit, tha për BBC se beson që kjo specie ka jetuar në Afrikë rreth 3 milionë vjet më parë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel